Ora News – Klosi: S’kemi arritur ende objektivat për punësimin e të rinjve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të rinjtë hasin vështirësi në gjetjen e një vendi pune. Për ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ky mbetet fenomen shqetësues pasi tregu nuk është orientuar ashtu si duhet. Në një takim me të rinjtë Klosi prezantoi edhe hapjen e zyrës rinore rajonale .
Niveli i lartë i papunësisë mes të rinjve vazhdon të mbetet një problematikë edhe për strukturat qeverisëse. Gjatë një takimi me të rinj ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se ende ka shumë për tu bërë për të rregulluar tregun e punës në vend.
Klosi: Kemi shumë për të bërë sa i përket punësimit të të rinjve. Atë që përfaqësues i Kombeve të Bashkuara tha qartazi që në Shqipëri kemi probleme të mëdhaja me papunësinë, ne e pranojmë në asnjë rast nuk themi që të rinjtë i kemi në një situatë punësimi. Por në të gjitha rastet kemi shumë probleme për të kuptuar se ngase vjen kjo papunësi. A është kjo papunësi e cila vjen nga mungesa e vendeve të punës. Mendoj që kemi vende pune shumë që kërkojnë profesionistë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klosi-skemi-arritur-ende-objektivat-per-punesimin-e-te-rinjve/

Recommended