Ora News – Buxheti 2017, Basha: Anti-social, i merr shumicës dhe i jep pakicës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes se grupit parlamentar doli me letër para mediave, në të cilën kishte rënditur zërat kryesorë që do të kundërshtohen nga opozita në buxhetin për vitin 2017, duke lajmëruar diskutime të ashpra në seancë parlamentare.
Basha: Në fund të qeverisjes së tij, njerëzit paguajnë më shumë taksa kanë më pak punë dhe blejnë më pak me të ardhurat që kanë.
Basha, tha se buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2017, parashikon rritje të ndjeshme të taksave, ndërsa deklaroi se rritja e pagave dhe pensioneve do të jetë në shifra qesharake.
Basha: Pagat dhe pensionet nuk rriten me dekret qeveritar por i rrit ekonomia, por ekonomia këtë e ka lëshuar, por me këtë rritje, me dekret qeveritar prapë se prapë në total një pensionist shqiptar do të ketë fuqi blerëse më të vogël se tri vite më pare. 7% më të vogël se 3 vite më parë. 15% më të vogël do ta ketë shqiptari mesatar fuqinë blerëse që varet nga pagat shtetërore, 15 % më të pakët se 3 vite më parë. Pra në fund të qeverisjes së tij, njerëzit paguajnë më shumë taksa kanë më pak punë dhe blejnë më pak me të ardhurat që kanë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/buxheti-2017-basha-anti-social-i-merr-shumices-dhe-i-jep-pakices/

Recommended