Ora News – Udhëtonin me mjet të blinduar në Vorë, u gjendet dhe një pistoletë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, ndërsa dy persona të tjerë janë proçeduar në gjendje të lirë pasi po lëvizinin me automjet të blinduar.
Policia thotë se ?me datë 28.11.2016 rreth ores 23:30 në vendin e quajtur Rruga? Unaza? në Vorë, është bërë ndalimi e me pas kontrolli i mjetit tip ?Toyota? të blinduar ku kanë qenë duke udhëtuar tre shtetas, Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, banues në Tiranë (Vorë), i dënuar më parë për veprën penale të ?Vjedhje?, J.Daçi 20 vjeç, banues në Vorë (Tiranë), i dënuar më parë dhe A. Kovaçi (Xhabafti) 44 vjeç, banues në Vorë?
Arrestimi dhe procedimi ne gjendje të lirë i këtyre shtetasve u bë pasi nuk i janë bindur punonjësve të policisë me anë të veprimeve të tyre.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetasit Xhoni Asllanaj u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit pistoletë e markës HS2000 si dhe një krehër me 15 fishekë kalibër 9mm.
Policia bëri dhe bllokimin e mjetit, ndërsa vuri në pranga Xhoni Asllanaj për veprën penale ?armëmbajtje pa leje?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/udhetonin-me-mjet-te-blinduar-ne-vore-u-gjendet-dhe-nje-pistolete/

Recommended