Durrës, dyshime për tirol te makina e Drejtorit të Hekurudhave, gjendet një celular dhe shishe

  • 5 years ago
Drejtorit të Hekurudhave, Ani Dyrmishit dyshohet se i është vendosur poshtë automjetit lëndë eksplozive.

Një shishe, brenda së cilës është hasur lënda eksplozive, është gjendur pranë vendit ku ishte parkuar makina e Dyrmishit, në lagjen nr 4 të Durrësit. Pranë saj raportohet se është gjendur edhe një telefon celular.

Korrespondenti i Report Tv, Artur Korriku raporton se në momentin e gjetjes së shishes, makina e drejtorit të Hekurudhave nuk gjendej aty. Supozohet se ajo ka qenë e vendosur në makinë, poshtë vendit të shoferit.

Recommended