Ora News – Shkodër, Kardinali Ernest Troshani mban meshën e parë në varrezat katolike të Rrmajit në

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës nga Papa Françesku, i cili i dorëzoi veshjen, kryqin dhe kapelën karakteristike të kardinalit, eminenca e tij Ernest Troshani pas mbërritjes në Shqipëri, kremtoi meshën e parë në varrezat katolike të Rrmajit në Shkoder. Ai vend që 26 vite më parë priti kremtimin e meshës që riktheu lirinë e besimit, sot na vjen me një mesazh të fortë për t?u kthyer tek rruga e drejtë.
Ernest Troshani: ?Jemi të barabartë, jemi bijtë e këtij populli, dhe kryesisht vëllazëri e paqe në zemrat e njerëzve. Për ata që duan Zotin dhe të varfërit nuk ka vdekje por ndërmjetje për lumni?.
Pas meshës, kardinali bekoi varrin e prindërve dhe çinarin ku regjimi komunist ekzekutoi një pjesë të martirëve të fesë.
Ernest Troshani: ?Këtu është qëllimi më i madh i fesë, që vlerëson Zotin e vërtetë. Zbatimin e vetëm urdhnimeve të Zotit, vetëm të mira të bëjmë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kardinali-ernest-troshani-mban-meshen-e-pare-ne-varrezat-katolike-te-rrmajit-ne/

Recommended