Papa mban meshën "Urbi et Orbi" mes 55 mijë luleve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pashkët janë festa me e madhe e të krishterëve në mbarë botën. Çdo vit mblidhen në Vatikan me qindra mijëra besimtarë për të festuar ringjalljen e Krishtit.Papa Françesku mbajti fjalimin e tij tradicional me rastin e Pashkëve ?Urbi et Orbi?, në sheshin qendror, të stolisur këtë vit me 55.000 lule.PAPA FRANÇESKUKy mesazh i drejtohet çdo njeriu e mbarë botës. Ngjallja e Krishtit është zanafillë e jetës së re për çdo burrë e çdo grua, sepse përtëritja e vërtetë nis gjithnjë nga zemra, nga ndërgjegjja. Por Pashkët janë edhe fillesë e botës së re, të çliruar nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes: bota, më në fund, hapet për Mbretërinë e Zotit, Mbretëri e dashurisë, e paqes, e vëllazërimit! Ndërsa është çasti ta përsërisim angazhimin për një rrugëzgjidhje politike, që t?u përgjigjet aspiratave të drejta për liri, paqe, drejtësi, t?i bëjë ballë krizës humanitare e të favorizojë rikthimin e sigurt të të shpërngulurve.Papa  i prekur thellësisht, kujtoi, në përfundim të bekimit Urbi et Orbi,  Romes e Botës, nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit atentatet kundër kishave dhe hoteleve në Sri Lanka, me pasojë qindra të vdekur e të plagosur.Mbrëmë, në Bazilikën e Vatikanit, Papa kryesoi kremtimin e Natës së Madhe të Pashkëve. Ati i Shenjtë e dha mesazhin e tij për njerëzimin.?Mëkat do të thotë të kërkosh jetën mes të vdekurve, të gjesh kuptimin e jetës në gjerat që janë të përkohshme.?Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve të krishterë që të mos humbin shpresën.Njeriu nuk duhet të shikojë vetëm problemet, sepse ato nuk do të përfundojnë kurrë, përfundoi ai.

Recommended