Ora News – Berisha zbulon pse Nishani s’dekretoi Bazon, tensione mes Ballës dhe Dogjanit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar në sallën e Kuvendit arsyen se pse Presidenti Nishani nuk dekretoi për një mandat të dytë Gjeneral Jeronim Bazon.
Por mjaftoi që Berisha ti unifikonte të gjithë deputetët e mazhorancës me termin rracë e neveritshme, që të krijoheshin tensione në sallë.
Replika të ashpra pati mes deputetit Balla dhe Dogjani nga vendi, deri në tentativë dhe për përplasje fizike.
Debati në Kuvend
Berisha: A mund të ndodhë në një vend demokratik që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dekretuar me Kushtetutë nga Presidenti i Republikës, komandant i FA-së të mos pranojë t?i dërgojë tre vite një informacion të vetëm komandantit, por jeni rracë e veçantë, rracë e neveritshme. Ju nuk keni asnjë integritet, por vetëm interesa personale
(dëgjohen zëra nga mazhoranca. Balla replikon nga vendi)
Spaho si drejtues i seancës tërheq vëmendjen për qetësi.
Spaho: Mos lëshoni klithma, ju lutem mbani qetësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-zbulon-pse-nishani-sdekretoi-bazon-tensione-mes-balles-dhe-dogjanit/

Recommended