Bujar Nishani tregon pse studentët i thërrisnin me nofkën“gjermani” dhe sa ushtarak është në familje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
I ftuar në emisionin ?Ditë e Re? në RTV Ora ka qenë i ftuar ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ka folur edhe për jetën e tij persnale.

Ai ka rrëfyer historin e shkollimit të tij në Tiranë, në vitin 1980, dashurinë për gjuhën frënge dhe si përfundoi në një shkollë ushtarake. Që fëmijë ai e ka dëshiruar shumë indipendecën dhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse u largua nga familja. Pas përfundimit të studimeve në shkollën ushtarake, në moshën 22 vjeç u bë pedagog dhe studentët e tij 20-vjeçarë i thërrisin me nofkën ?gjerman? për shkak të qëndrimit të tij strikt, uniformës dhe mustaqeve që kishte. Pra look-u i tij tregonte më së miri dhe personalitetin e tij.

Bujari tregon se shumë njerëzve i duket shumë strikt dhe serioz dhe i rreptë, por si në marrëdhënie me të tjerët ashtu dhe me familjen ai është një njeri shumë i hapur dhe liberal.


Bujar Nishani: Unë kam ardhur në shkollën Skënderbej në vitin 1980. Ishte dëshira ime për të krijuar një jetë indipetente . Kam qenë një njeri që më ka pëlqyer indipendenca dhe doja të largohesha nga familja. Në atë kohë të largoheshe nga familja ishte të shkojë në një shkollë që jetoje në ambientin e konviktit dhe të shkollës. Pasioni dhe dëshira ime ishte të studioja për gjuhën frënge. I plotësoja të gjitha kushtet nga ana e mesatares. Lagjes ku unë jetoja në Durrës iu dha vetëm një vend në shkollën e Gjuhëve të Huaja. Në ishim dy persona që kërkonim studimin e gjuhës frënge, ishim të dy nga e njëjta klasë dhe ishim të dy me mesataren 10. Unë nuk pata fatin ta merrja atë, e mori shoku i klasës, kështu që unë mbeta dhe më ofruan ata të lagjes një vend në shkollën ?Skënderbej?. Në ambjentet urbane nuk preferohej shkolla ushtarake sepse ti shkoje në një vend të izoluar, në një vend që kishte disiplinë dhe jeta ishte e vështirë. Ishte ambjent meshkujsh, nuk kishte vajza.


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/bujar-nishani-tregon-pse-studentet-i-therrisnin-me-nofken-gjermani-dhe-sa-ushtarak-eshte-ne-familje


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended