Debati ne Channel One - Bujar Nishani: Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze civile

  • 6 years ago
Ish presidenti Bujar Nishani në një intervistë për "Debati në Channel One" deklaron se Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze civile dhe po respektohet kodi i heshtjes. Nishani i përgjigjet dhe pyetjes A duhet të largohet Basha nëse PD humbet zgjedhjet lokale ?

Duke komentuar situatën në Kosovë dhe dialogun për korigjimin e kufijve ish kreu i shtetit kujton se këtë projekt Ivica Dacic ia ka shprehur në 2008. Është një projekt për rikthimin e Jugosllavisë.


-Zoti President, si iu duket sot politika shqiptare jashtë institucioneve të shtetit , është më e mirë apo më e keqe?

- Nuk mund të thuash është më e mirë apo më e keqe por gjithmonë është koha për të bërë analiza, vlerësime, gjykime, dhe për të adresuar mendime të cilat mund të ndikojnë ose mund të mos ndikojnë por në fund të fundit përgjegjësia e një individi , aq më tepër e njerëzve që kanë pasur përgjegjësi publike dhe kanë ushtruar aktivitet publik duhet të jenë pjesë edhe në vijimësi e kësaj situate. Unë mendoj që situata sot është më delikate se kurrë më parë dhe mund të them që për fatin e keq Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze civile.

-Zoti President, po na frikësoni.

-Mund të duket si një deklaratë apo retorikë e ekzagjeruar por unë mund tua shpiegoj pse nuk është as retorikë dhe as e ekzagjeruar. Kemi një situatë në gjykimin tim përsa i takon aspektit kryesor të kolonës së shtetit që është siguria dhe rendi.

Pa siguri dhe pa rend asnjë nga kolonat e tjera të ngrehinës së shtetit nuk mund të funksionojë. Opozita para pak ditësh dhe gazetarë investigativë konfirmuan faktin që vetëm në Vlorë janë 19 persona të zhdukur. Persona të zhdukur do të thotë të asgjesuar. Do të thotë që janë 19 familje në një qytet , 19 rrethe miqësore dhe shoqërore njerëzish në një qytet të cilëve u është zhdukur dhe asgjesuar njeriu i tyre. Por paralelisht me këtë, më e keqja është se institucionet e shtetit nga njëra anë , policia e para dhe vetë familjarët kanë rënë në një kod heshtje.

Kjo do të thotë që nuk presin më drejtësinë nga institucionet e shtetit por të gjitha gjykimet të çojnë që ngjarja do të vazhdojë dhe do të rrjedhë në vetëgjyqësi. Unë jam i gjykimit që njerëzit e afërt të këtyre personave të zhdukur e dinë shumë mirë se kush i ka zhdukur.

Ashtu siç jam i bindur që edhe policia e di. Dhe nëse ne kemi mbërritur në një pikë që kodi i heshtjes, që është kodi i mafjas , qoftë nga ana e policisë apo dhe nga ajo e qytetarëve konvergon te forma më e sofistikuar e krimit, e zhdukjes pa lënë gjurmë.

Kemi 19 persona në një qytet kështu që do presësh vazhdimin e kësaj përplasjeje që është përplasje për asgjesim. Kjo situatë nuk është vetëm në Vlorë. Kjo nuk është një logjikë e retorikës politike, nuk është një logjikë e ekzagjeruar por po them kur janë 20 apo 30 persona në rang vendi të zhdukur, kur dihet se kush i ka zhdukur dhe ata do jenë targeti i hakmarrjes dhe shteti nuk ndërhyn sepse e mban të fshehtë, praktikisht do të thotë që qeverisë i ka da...

Recommended