Ora News – Rama dhe Berisha përplasen për ekonominë, ndërhyn dhe Blushi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri, Edi Rama, në seancën parlamentare u fokusua tek ekonomia e vendit, duke lexuar të dhënat e raportit të Bankës Botërore, e cila sipas tij nëvizon se ekonomia e Shqipërise po zgjerohet falë investimeve ambicioze të biznesve vendase dhe të huaja.
Sipas Ramës, raporti mbështet reformat e Qeverisë, ndërsa thekson se borxhi publik do të ulet në bazë të parashikimeve.
Rama: Vazhdon BB, si rezultat borxhi publik pritet të bjerë në përputhje me programin e qeverisë për rënie të vazhdueshme të tij në kontekstin e rritjes së përshpejtuar ekonomike, kështu e quan BB.
Radha ndër demokratët për të replikuar me Kryeministrin ishte e madhe, por një mesazh i zëdhënëses së grupit parlamentar, Jorida Tabaku, për drejtuesen e seancës Valentina Leskaj, i hapi rrugë ish-kryeministrit Berisha që të marrë fjalën.
Berisha akuzoi Qeverinë se ka zhytur vendin në korrupsion dhe varfëri, ndërsa tha se edhe pse Qeveria taksat i rriti me 50 përqind, të ardhurat janë në nivelin zero.
Berisha: Këta mashtrues ordiner që përdorin këtë platformë për të vjellë gënjeshtra dhe mashtrime ndaj qytetarëve. Duke rritur taksat 50% kanë mbledhur në katër vite katër herë më pak sesa çkemi mbledhur ne me uljen e taksave mbi 50%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-dhe-berisha-perplasen-per-ekonomine-nderhyn-dhe-blushi/

Recommended