Ora News – Duka: Kolonjën ia kërkova Bashës, në Çlirim u shpërndanë lekë me tabaka

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Agrare Ambjentaliste edhe pse humbi zgjedhjet për bashkinë e Kolonjës, e konsideron fitore rezultatin e marrë.
Kryetari Agron Duka tha për Ora News, se e priste këtë rezultat, pasi zona është e majtë, por nënvizoi se PAA hyri në garë me rolin e protagonistit për të krijuar shtratin për zgjedhjet e ardhshme.
Duka: Normalisht nuk ka ndonjë surprizë se është një zonë e majtë tradicionalisht, por ndoshta rezultati mund të kishte diferencë më të vogël nëse zgjedhjet do ishin fer, nëse do bëheshin normale. Që në fillim e dhashë këtë mesazh. Dëshiroja që PAA të afirmohej në një garë elektorale, ishte një parti e re. Pavarësisht se kishim mbështetjen e PD nuk kërkova që të ishte protagonist PD. Gjatë gjithë kohës u mundova që protagonizmin ta mbanim ne. Morëm barrën përsipër vetë.
Unë gjykoja se ne do të fitonim. Por ne fituam, para 6 muajsh mora drejtimin e PAA dhe sot na njohin në gjithë Shqipërinë. Sistemuam strukturat.Para një muaji e gjysëm nuk kishim asnjë anëtar të PAA në Kolonjë, sot morëm 3 mijë e kusur vota, një përqindje e konsiderueshme nga PAA.Krijojmë një shtrat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Unë ja kërkova këtë Bashës, ma pranoi.
Duka tha se PAA kërkoi një fushatë të qetë, por qeveria u dislokua e tëra në Kolonjë duke i shndërruar edhe këto zgjedhje vendore, në zgjedhje politike.
Sipas tij, sjellja agresive e mazhorancës, është dëshmi se në Shqipëri nuk do të ketë ndonjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/duka-pas-humbjes-ne-kolonje-fitoi-paa-na-njohin-ne-gjithe-shqiperine/

Recommended