Hajdari: U kërkova një javë kohë, por e bënë fakt të kryer dorëheqjen! Puç i Bashës për sabotimi
  • 5 years ago
TIRANË- Një plan i mirëmenduar nga kryedemokrati Lulzim Basha me qëllim spostimin e saj si figurë politike dhe sabotimin e Reformës Zgjedhore! Kështu është shprehur deputetja Rudina Hajdari, dy ditë pas shkarkimit të saj fshehtas nga grupi parlamentar demokrat dhe emërimin dhe zëvendësimin nga Korab Lita, teksa zbuluar edhe prapaskenat e mbledhje ku u "gatua" shkarkimi.

"Tepër e rëndësishme. Në sot duhet të merreshim me hapjen e negociata, nga tre persona qe ka për qëllim që të sabotojë Reformën Zgjedhore dhe këtu dalim tek Lulzim Basha. Tentativë që të spostohet roli im. Ne na intereson që të hapen negociata, nëse jo e dini shumë mirë se kush është fajtor. Rama dhe Basha. Këta persona që kërkojnë spostimin tim, nuk kanë dhënë asnjë kontribut në parlament. Kjo ishte një tentativë e imponuar dhe e programuar shumë mirë nga këta tre persona, Lita, Zeneli dhe Elezi. Këta tre persona nuk ka për ta shkatërruar opozitën, pavarësisht se po ndodh nga jashtë. E kundërta, do të forcohemi akoma më shumë, kemi një qëllim të vetëm për ndryshimin e sistemit. Ju e dini kush janë kundër, Basha dhe Rama", tha Hajdari.
Recommended