Ora News – Rama: Në kohën e Skënderbeut, shqiptarët nuk ndërtonin në lumë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke folur për keqfunksionimin e shtetit në më shumë se 20 vite, kryeministri Edi Rama tha se nuk do ta kuptonte kurrë se pse njerëzit kishin ndërtuar rrëzë lumit, gjë që sipas tij, nuk kishte ndodhur as në kohën e Skënderbeut.
Rama: Shumë njerëz nuk do t?ua kishte marrë lumi investimet e gjakut. Shumë gjëra mund të kuptohen.
Po, ka njeri që ma shpjegon dot si ka mundësi në kohën e Skënderbeut, të mos shkojmë më përpara se na mërziten vëllezërit grekë, në kohën e Skënderbeut, shqiptarët nuk ishin siç janë sot, nuk kishin as dituri për botën, internet jo e jo. Si ka mundësi që nuk ndërtonin në lumë?
Si ka mundësi që nuk shkonin të ndërtonin aty ku ishte toka ku u jepte bukë. Normalisht u bie të jenë të paditur. Dhe si doli një forcë në fund të shekullit 20 dhe ju tha ndërtimi është bereqet. Mos lini lum pa ndërtu, se do t?ju vij lumë e mira.
20 vjet më përpara, shteti mund t?i thoshte njerëzve; shumë mirë është të bëhesh mjek, juristë, por nuk janë vetëm këto dy punë. Ka edhe ca punë të tjera, mund të bëhesh hidraulik, elektricist, teknik i mesëm bujqësie, teknik i mesëm nafte. Me vrapë, të gjithë juristë. Sot ju them unë, të hidhen përpjetë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-kohen-e-skenderbeut-shqiptaret-nuk-ndertonin-ne-lume/

Recommended