Ora News – KE mbështet ILDKP, Danielsson: Mos u ndikoni nga politika

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson, ka zhvilluar një vizitë në Inspektratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, duke i dhënë mbështetje këtij institucioni në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. ILDKP është institucioni i kundërshtuar në bllok nga prokurorët, gjyqtarët dhe opozita në procesin e vettingut, por Danielsson, tha se se BE ka pritshmëri të lartë për punën e pavaruar të tij.
Danielsson: Më lejoni të jemi i qartë për një gjë, është një institucion tejet i rëndësishëm sepse është thelbësore që në mënyrë të pavarur ky institucion të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me luftën ndaj korrupsionit por edhe me reformën në drejtësi. Kam mundur ti konfirmoj zotit Ganaj mbështetjen e fortë për këtë institucion dhe pritshmëritë që kemi ne që ky institucion të vazhdojë të punoji i pavarur në çështje të rëndësishme. Deklarimi i aseteve është pjesë e rëndësishme e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, garantoi Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, se institucioni i drejtuar prej tij do punojë i pandikuar potlikisht.
Ganaj: E garantova që ne do të avzhdojmë të kryejmë detyrën të pandikuar absolutisht nga politika dhe të pashantazhueshëm nga cilido.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ke-mbeshtet-ildkp-danielsson-mos-u-ndikoni-nga-politika/

Recommended