Top News - Hajdari mbështet Osmanin/ ‘Baltë nga politika e burrave’
  • 4 years ago
Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozicioni i saj si nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi qëndrimeve kundër linjës së partisë.
Nëpërmjet një reagimi në profiling e saj në rrjetet sociale deputetja Hajdari e përgëzon Vjosa Osmanin për qëndrimet si një grua me parime të forta. Duke nënvizuar përvojën e saj personale Hajdari shprehet se i njef mjaft mirë pasojat e politikës së burrave.
"Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. Ju admiroj për kurajon tuaj. Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë. Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit. ?Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese" shkruan Rudina Hajdari.
Vjosa Osmani u shkarkua këtë të shtunë nga funksionet në Lidhjen Demokratike të Kosovës nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie pas propozimit të liderit Isa Mustafa, me motivacionin se ajo ka shkelur statusin e partisë, kur është shprehur kundër qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Osmani, e cila është kryetare e Kuvendit të Kosovës, kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në mars të këtij viti. Gjatë mocionit të mosbesimit ajo votoi kundër. Osmani u zgjodh në krye të Kuvendit, me propozimin e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe vazhdon ta mbajë atë pozitë edhe pas rrëzimit të qeverisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hajdari #Osmanin#TopChannel
Recommended