Ora News - Negociatat, Bregu: Reforma në drejtës shkund, preken figura

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu thekson se zbatimi i besueshëm dhe me rezultate konkrete i reformës në drejtësi është kushti kryesor për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E ftuar në Orën e Intervistës në Ora News, Bregu theksoi se zbatimi i kësaj reforme është më i vështiri. Ajo deklaroi se negociatat do të zgjasin shumë më shumë se sa një parti politike është pushtet.
Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se reforma në drejtësi shkund dhe si e tillë krijon panik, pasi sipas saj prek figura.
Bregu: Nuk ka asnjë surprizë për sa i përket as që ka thënë Komisioni Evropian për sa i përket pjesës së kushtëzimit për datën zyrtare të çeljeve të negociatave për anëtarësim. E kishim të qartë nga shtatori i këtij viti se procesi do të kishte një kushtëzim me reformën në drejtësi dhe duke kërkuar zbatim të besueshëm dhe rezultate konkrete të saj.
Miratimi i një reforme shumë të madhe dhe të rëndësishme, për të cilën dhanë kontribut e gjithë klasa politike. Është një reformë e cila nuk do të kishte kaluar kurrë në rast se nuk do të kishte një vendim të përbashkët dhe votë unanime në Parlament.
Ka nevojë për t?u zbatuar. Reforma në drejtësi është reforma më e vështirë sepse lidhet me procesin e përzgjedhjes dhe kontrollit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve për t?ju dhënë atyre që të jenë një trup e pavarur dhe të jenë të lirë për të dhënë drejtësi dhe vendime të drejta për qytetarët. Nuk do të ishte një reformë e lehtë, as vota e korrikut dhe as zbatimi më pas. Fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë direkt, janë ata që presin rezultate konkrete. Mbas këtij lajmi, tashmë duhet të fillojë pala shqiptare. Një zile ka rënë dhe nuk dimë kur do të hapet dera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bregu-celja-e-negociatave-kerkon-zbatim-te-besueshem-te-reformes-ne-drejtesi/

Recommended