Reforma në Drejtës - Bylykbashi: Çështjet politike të pazgjidhura, Majko: Nesër diskutojmë Gjykatat

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen eKomisionit të Reformës në Drejtësi është shqyrtuar kapitulli për Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim të kësaj mbledhje, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se çështjet me karakter politik janë ende të pazgjidhura dhe se është rënë dakord që këto çështje të zgjidhen më vonë.
Bylykbashi: Në shqyrtim ishte kapitulli për Gjykatën Kushtetuese, ajo që ka rëndësi është që çështjet me karakter politik janë të pazgjidhura. Përsa i përket çështjeve me një karakter tjetër u diskutuan. Ne sot punuam duke patuar dakordësin që çështjet e mëdha politike do të zgjidhen më von.
Deputeti Pandeli Majko vlerësoi diskutimet e mbledhjes së sotme dhe tha se nesër do të diskutohet kapitulli i gjykatave.
Majko: Sot kaloi kapitulli dy që është për Gjykatën Kushtetuese dhe nesër do të diskutohet kapitulli i Gjykatave. Do të kalojmë edhe paketën e ligjeve që do ti përgjigjet këtij porcesi. Ajo që ka rëndësi është se ky diskutim ka qenë shumë herë më i qetë se ai i mëparshëm sepse kemi diskutuar nen për nen

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/bylykbashi-diskutuam-per-gjykaten-kushtetuese-ceshtjet-politike-ende-te-pazgjidhura/

Recommended