Ora News – Mbi 90 shtëpi botuese në panair. Ymeri: Kemi letërsi provinciale

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 90 shtëpi botuese dhe institucione do të jenë pjesë e edicionit të 19 të panairit të Librit. Kryetari i Shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri tha se ata sjellin librat më të rinj dhe autorët më të mirë për lexuesin shqiptar
Ymeri: Janë mbi 90 shtëpi botuese që marrin pjesë në panairin e librit. Ka dita e parë deri në ditën e fundit do të kemi një sërë aktivitetesh.
Megjithëse titujt e disa autorëve shqiptarë shënojnë rekordet e shitjeve dhe tërheqin vëmendjen më të madhe, por në plan të gjerë, letërsia shqiptare mbetet periferike. Kjo për Ymerin kjo nuk duhet parë si problem
Ymeri: Çdo letërsi që vjen në gjuhën shqipe do të bëhet pjesë e kulturës shqiptare. Ne nuk mund të konkurrojmë letërsinë botërore. Ne kemi letërsi provinciale. Nuk ka pse ta fshehim. Me shumë kënaqësi them se këtë vit kemi më shumë autorë shqiptarë.
Deri më 9 nëntor, do të zhvillohen 60 aktivitete, promovime, takime dhe seminare, mes të cilëve një diskutim për problemet e përkthimit nga gjuhët pak të përhapura dhe hapja e projektit të përkthimit nga gjuha kineze.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/mbi-90-shtepi-botuese-ne-panair-ymeri-kemi-letersi-provinciale/

Recommended