Ora News – U dëmtua nga tërmeti, banesa në Libohovë rrezikon shembjen

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një familje me 5 anëtarë në Libohovë apelon për ndihmë pas dëmtimit të banesës nga tërmeti. Kryefamiljari thotë se banesa rrezikon shembjen nga dita në ditë. Ndërkohë për të ndërhyrë për rikonstruksionin e saj, nevojitet akti i pronësisë nga hipoteka. aktualisht familja strehohet tek të afërmit.
Lëkundjet e tërmetit në javët e fundit, e kanë bërë të pabanueshme banesën e Vladimir Ruçit në Libohovë.
50 vjeçari rrëfen se rreziku i pranishëm në çdo moment i shembjes së banesës, e ka detyruar që të largojë pjesëtarët e tjerë të familjes tek të afërmit, ndërsa është në pritje të certifikatës së pronësisë nga zyra e hipotekës. Ruçi pohon se pa pasur aktin e pronësisë së truallit nuk mund të ndërtojë shtëpi, të re, ndaj apeli i tij shkon për hipotekën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-demtua-nga-termeti-banesa-ne-libohove-rrezikon-shembjen/

Recommended