Ora News – Check-up, vetëm 37% e popullatës kryen kontrollin bazë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për koncesionin e Check up, dhe rrijen e fashës së moshës nga 35-70 vjec. Për herë të parë, ministri Beqaj ka pranuar se kryerja e kontrollit bazë nuk është realizuar sipas pritshmërive; pasi vetëm 37% e popullatës kanë kryer check up.
Ilir Beqaj: ?Kemi një shkallë të pjesëmarrjes 37 %. Nuk është e kënaqshme. Nuk është ajo që donim ne.
Albana Vokshi: Sa para ka marrë koncesionari
Ilir Beqaj: Për 9 muaj koncesionari ka faturuar 660 mln lekë të reja.
Albana Vokshi: Pra ju keni faturuar 110 mijë persona më shumë. I keni dhënë koncesionarit 110 mijë persona më shumë pa bërë asgjë koncesionari.
Opozita akuzoi ministrin se i ka dhënë koncesionarit 1.7 mld lekë pa kryer analizat.
Albana Vokshi: Keni dhënë 1. 7 miliardë lekë më shumë koncesionarit pa bërë asgjë. Tani shtoni dhe 350 mijë.
Statistikisht, nga 470.000 analiza që parashikoheshin në kontratë e ministrisë së shëndetësisë me koncesionarin janë kryer 357.000, pra 113 mijë persona më pak.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/check-up-vetem-37-e-popullates-kryen-kontrollin-baze/

Recommended