Top News - Gjysma e popullatës në vatrën e koronavirusit në Itali, pozitive në testet e antitrupave!

  • 4 years ago
Më shumë se gjysma e popullsisë së qytetit verior të Bergamo-s, vatra më e madhe e koronavirusit në Itali, ka antitrupa të COVID-19, sipas një studimi të ri.


Autoritetet shëndetësore testuan kampione nga 9,965 banorë për një test gjaku në periudhën mes 23 Prillit dhe 3 Qershorit. Rreth 57% e tyre kishin antitrupa, gjë që tregon se ata kishin rënë në kontakt me sëmundjen. Autoritetet thanë se testi ishte i bazuar në një kampion të rastësishëm dhe mjaftueshëm të gjerë për të nxjerrë këto përfundime, megjithatë, ata thanë më vonë se shumica e të testuarve ishin banorë të zonave të goditura më rëndë dhe që ishin vendosur tashmë në karantinë.

Testet e kryera mbi 10.404 punonjës shëndetësorë ? të cilët përgjithësisht konsiderohet të jenë më të rrezikuar- zbuluan se 30% e tyre kishin testuar pozitivë. Bergamo ishte qyteti më i goditur në Itali, me vdekjet që arritën në 568% mbi mesataren për muajin mars. Krahina raportoi 13.609 raste. Italia është vendi i gjashtë në botë për nga numri i të prekurve nga kjo sëmundje pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Spanjës, Britanisë dhe Brazilit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bergamo#Italy#TopChannel

Recommended