Ora News – Basha: Kredia s’është zgjidhje për fermeret, subvencionet janë zgjidhja

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me fermerë të Gruemirës në Malësi të Madhe. Fermerët, të cilët merren kryesisht me kultivimin e sherebelës, thanë se prej tre vitesh nuk kanë marrë asnjë lek subvencionim. Vendin e sherebelës e ka zënë hashashi, thonë fermerët, sipas të cilëve çmimi i kulturave bujqësore sa vjen e ulet duke mos mbuluar as kostot. Propozimi i kryeministrit për të marrë kredi është tallje, thanë fermerët, pasi sipas tyre është e pamundur të paguajnë këstet mujore.
Banor: Një fermer, a më kupton ti, që mjel një lopë te shpija po të mos shkojë të paguajë 60 mijë lekë të marrë një numër NIPT-i, s?mundet me ua shit baxhove qumështin. Vijnë e subvencionohen tre vetë që kanë mbledh sherebelën e tanë Malësisë së Madhe, e marrin 150 mijë dollarë e nuk jepet asnjë lek një fermeri. Inshalla kena Zotin me veti e ja then qafën një herë e përgjithmonë!
Banor: Tri vjet tuj na rrejt në tana format; do uli energjinë elektrike, nga ana tjetër e çon 25 lekë/kilovat energjisë elektrike.
Banor: S?kena as tokë, as nuk mund të mbajmë lopë. Puna është mbyll komplet. Me ça të jetojmë na? Shkoj me marrë një certifikatë, unë s?kam tokë, e më thotë: ?Ke me pagu 5 mijë lekë/dynym?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-kredia-seshte-zgjidhje-per-fermeret-subvencionet-jane-zgjidhja/

Recommended