Basha mesazh ndërkombëtarëve: Beteja është e jona! Zgjidhja nuk do na vijë nga jashtë...me magji
  • 5 years ago
Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë?. Kështu ju drejtua Lulzim Basha protestuesve para kryeministrisë, duke i përcjellë një mesazh ndërkombëtarëve.

"Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve, por beteja është e jona", theksoi ai.

Lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve të besojnë tek vetja e tyre për t?ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci.

?Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët. Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona.? ? tha Basha.

?Ne besojmë tek e ardhmja e ndritur e Shqipërisë. Koha është e shqiptarëve. Zoti është me shqiptarët.?- u shpreh lideri i opozitës, i cili e mbylli fjalimin e tij me një pjesë nga himni i flamurit.

?Dhe Zoti vetë e tha me gojë,

se kombet shuhen përmbi dhe.

Por SHQIPËRIA do të rrojë,

për të, për të luftojmë ne!?
Recommended