Report TV - Tregu lëvizës në aksin rrugor Berat-Fier, burim aksidentesh

  • 8 years ago
E marta është një ditë makthi për drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët që qarkullojnë përmes aksit rrugor që lidh qytetin e Beratit me Fierin.

Çdo të martë në këtë aks organizohet tregu lëvizës. Shumë tregtarë i shesin produktet e tyre përgjatë këtij aksi, shpesh herë mes pluhurit dhe baltës, duke krijuar kaos në trafik.

Që nga kafshët, pajisjet shtëpiake, e deri tek fruta-perimet shiten në një shesh të improvizuar anë rrugës, por që rëndom përfundon deri në asfalt, duke bllokuar edhe qarkullimin e makinave.

Shitja e produkteve dhe fluksi i madh i qytetarëve, krijon probleme në qarkullimin e mjeteve, duke u bërë jo pak herë dhe burim aksidentesh.

Tregtarët thonë se janë të vetëdijshëm për kushtet e papërshtatshme, por kjo është e vetmja mënyre jetese për ta.

Recommended