Report TV - Gjyqtari Doda: S’mund t'i jap atij 2 mln euro se jep ai 10 mln lekë

  • 8 years ago
Vetëm një ditë pas dënimit të gjyqtarit të Sarandës Rasim Doda me 4.6 vite burg, zbardhen bisedat dhe sms e këmbyera mes Dodës, kallëzuesit Hasan Bushi dhe avokatit të këtij të fundit Flamur Lazaj. Në një bisedë me Lazaj, Rasim Doda, pranon që i janë ofruar 10 milion lekët, duke i pohuar se: ??përgjegjësia është mbi ty se nuk mund të tallet ai me mua, se unë nuk i jap atij dy milionë euro se don ai në kurriz të popullit, kundrejt dhjetë milion lekshit dhe mbaje mënd se në qoftë ti nesër nuk e zgjidh??.Kjo bisedë është dokumentuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe vetë në mbrojtjen prej 150 faqesh është pranuar dhe nga gjyqtari i pandehur Rasim Doda. Gazeta ?Shqiptarja.com? zbardh të plota dhe sms mes biznemenit të subjektit ?Kalaja T? Sh.p.k Hasan Bushi, ku ky i fundit në pamundësi për të paguar shifrën prej 80 mijë euro për garantimin e fitores në gjykatë, vendos ti nisi një sms gjyqtarit Doda, i cili po atë ditë i kishte dorëzuar dispozitivin e vendimit të gjykatës ku shpallej fitues Hasan Bushi, por gjithmonë në rast se ky i fundit do paguante shumën prej 80 mijë euro.

Recommended