Ora News – Kapen 324 kg drogë në Vlorë, ishin fshehur në stallë dhe banesë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 324 kg lënë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në Vlorë duke çuar në arrestimin e një personi dhe një tjetri të shpallur në kërkim.
Operacioni u krye në fshatin Tragjas të Vlorës dhe policia përcolli sot informacionin.
Policia informon: ? Gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë në fshatin Tragjas, përballë banesës së shtetasit Z.T., kanë gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale rreth 269 kg (kilogram), të llojit Cannabis Sativa. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Z.T., si autorin e dyshuar në lidhje me posedimin e kësaj lënde narkotike, për të cilin po punohet për kapjen e tij?
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aldrin Ramadani, për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Tragjas, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi tjetër me lëndë narkotike me peshë prej 55 kg (kilogram), të llojit Cannabis Sattiva.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-324-kg-droge-ne-vlore/

Recommended