Ora News – Teatrot në të gjithë vendin bëhen bashkë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teatrot në të gjithë vendin, do të bashkëpunojnë për veprat e artit që do të vihen në skenë për publikun shqiptar.

Një marrëveshje e firmosur në Fier, që synon të shtrihet edhe në vendet shqipfolëse si Kosovë, Maqedoni apo Mal i Zi, pritet të ngrejë nivelin e artit skenik në vend.

Milto Kutali: Tetë teatro vendore të Shqipërisë unifikohen në këtë rrjet. Do të kenë projekte të përbashkëta. Ky është hapi i parë. Jemi ambiciozë që ky të shtrihet edhe në nivel ballkanik.

Studiuesi dhe kritiku Josif Papagjoni ngriti problemin mungesës së cilësisë të teatrit, mungesës së spektatorit, ndërkohë që është futur edhe si lëndë në shkollat e mesme.

Josif Papagjoni: Për fat të keq nuk shohim një student të vetëm që të jetë mësues për këtë lëndë.

Artistja e Populit Margarita Xhepa, që mban peshën e disa dekadave eksperiencë mbi shpatulla, kërkon të punohet më shumë me brezin e ri, dhe në skenë të punohet me veprat e autorëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/teatrot-ne-te-gjithe-vendin-behen-bashke/

Recommended