Ora News – Auditorët bosh. mbyllet Filiali i UT në Kukës, s’hapet këtë vit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbyllet përfundimisht pas nëntë vitesh funksionimi, filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës. Dje duhet të ishte dita e parë e vitit të ri akademik 2016-2017, por auditorët e filialit ishin bosh.
Për studentët që kanë ende provime të mbartura, mbyllja e filialit është një humbje e madhe jo vetëm për Kukësin por edhe për rajonin veri-lindor.
Studente: ?Ka pasur shumë student në administrim biznesi. Ne kemi qënë 120 veta dhe duke qënë se është një numër i konsiderueshëm për të vazhduar shkolla, pse të mos vazhdonte përsëri??
Studente: ?Nga gjendja ekonomike. Kjo është arsyeja. Po të ishitë në Kukës do kishin më shumë studentë mundësi të studionin?.
Mbyllja e filialit të Universitetit të Tiranës ishte paralajmëruar dy vite më parë por për pedagogët dhe vendorët e Kukësit kishte shpresa për rihapjen e tij për shkak të cilësisë dhe kuotës së lartë të pikëve për pranimin e studentëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbyllet-filiali-i-ut-ne-kukes-shapet-kete-vit/

Recommended