Report TV - Kukës, shuhet ëndrra universitare mbyllet pas nëntë vitesh filiali i UT-së

  • 8 years ago
Pas nëntë vitesh funksionimi, filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës është mbyllur.

Duhet të ishte dita çelur viti i ri akademik 2016-2017, por fatkeqësisht autditoret e filialit janë bosh pa studentë të rinj.

Mbyllja e filialit sipas studentëve është një humbje e madhe ekonomike dhe akademike jo vetëm për Kukësin, por edhe për rajonin verli-lindor.

?Ka shumë studentë që nuk kanë mundësi që ta vazhdojnë shkollën në Tiranë. Gjendja ekonomike e tyre është e ulët. Ne kemi bërë kërkesa brenda fakultetit dhe jashtë por kërkesat tona nuk u morën parasysh. Ky filial ka qenë një mundësi shumë e mirë për të gjithë kuksianët? tha një studente.

Recommended