Report TV - Basha në Librazhd: Me Ramën Kryeministër s'ka zgjedhje të lira

  • 8 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të PD në Librazhd dhe Përrenjas. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në një realitet ku shtetin e ka marrë në dorë krimi dhe trafikantët, ishte në qendër të takimeve. Në kohën kur s?ka mbajtur asnjë premtim, ku papunësia është shtuar, varfëria është rritur përballja e ndershme me qytetarët do të ishte fatale për qeverinë dhe Edi Ramën, tha Basha duke shtuar se e vetmja shpresë e Edi? Ramës është krimi i bërë njësh me pushtetin.

?Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderat që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin ministër të Brendshëm? Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve?, tha Basha.

Recommended