Report TV - Basha refuzon PPE: Me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje

  • 7 years ago
Opozita nuk tërhiqet nga qëndrimi për qeveri teknike. Pas diskutimeve të forta për mbi 3 orë grupi i Partisë Demokratike ka vendosur që të mos heqë dorë nga kërkesë për krijimin e një qeveri teknike pa Ramën kryeministër për zgjedhjet parlamentare.

Pas përfundimit të mbledhjes kryetari i PD, Lulzim Basha rikonfirmoi qëndrimin e grupit se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesës së tyre.

"Ndaj qëndrimi është i qartë: Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Largimi i tij mjafton si garanci, Rama refuzon dhe po mban peng një Shqipëri të tërë.

Qeveria teknike, votimi elektronik, mjete për të realizuar kauzën e madhe, nëse ka propozime ti dëgjojmë, por nuk e tradhtojmë kauzën kombëtare" tha ai.

E ndërsa refuzoi thirrjet nga PPE për t'u futur në zgjedhje, Bashës duket se ende nuk i ka dalë inati me ministrin e Jashtëm gjerman që pak javë më parë deklaroi se protesta bëhet nga frika për Vettingun.

"Opozita nuk është problemi, sikur ishte deklarata e ministrit gjerman Gabriel, ishte e papranueshme dhe e papërgjegjshme, ne nuk jemi problemi" tha ai duke iu përgjigjur edhe njëherë.

Recommended