Report TV - Shkolla 'Petro Nini Luarasi' terrene sportive,Veliaj:Për gjithë komunitetin

  • 8 years ago
Një tjetër shkollë në Tiranë ofron më shumë terrene sportive moderne që do shërbejnë jo vetëm për nxënësit, por edhe për banorët e zonës përreth. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e ambienteve sportive të gjimnazit ?Petro Nini Luarasi?, të cilave i është shtuar edhe një fushë e veçantë tenisi.

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj, ndërsa inspektoi përfundimin e punimeve, tha se në këtë mënyrë nxënësit do të kenë mundësi të zhvillohen jo vetëm nga ana arsimore, por edhe fizikisht.

?Më vjen shumë mirë që kemi arritur në një fazë ku pas rregullimit që i kemi bërë çerdheve, kopshteve, po fokusohemi tek shkollat. Por ne nuk e kuptojmë shkollën vetëm si një vend ku fëmijët e nxënësit ?parkohen? disa orë gjatë ditës, teksa prindërit shkojnë në punë, por si një vend ku zhvillohen mendërisht, por edhe fizikisht, dhe kjo është arsyeja pse kjo është shkolla e dytë model me terrene moderne sportive?, tha kryebashkiaku Veliaj.

Recommended