Report TV - Berat, Meta: Koha për përfaqësim të ri të LSI-së në të gjitha nivelet

  • 8 years ago
Në vijim të fushatës për zgjedhjet në LSI, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Kuçovës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Nasip Naço, Erisa Xhixho, si dhe dy deputetët e LSI-së për Qarkun e Beratit, Silva Caka dhe Gledion Rahovica.

Kryetari i LSI-së foli me të pranishmit për zgjedhjet e 6 nëntorit, ku do të votohet për Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe për të zgjedhur të gjithë delegatët
për në Konventën Zgjedhore të LSI-së, që gjithashtu do të zgjedhë të gjithë ekipin e ri drejtues në nivel Kombëtar të LSI-së.

Gjithashtu, Meta u shpreh se LSI është mjaft e konsoliduar në sytë e opinionit publik si një forcë tepër e përgjegjshme për të ardhmen europiane.

Recommended