Top News - Meta, një apel të forte/ ‘Koha për të mbrojtur demokracinë’

  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një përkufizim të Abraham Lincoln mbi demokracinë, duke bërë edhe një lidhje me realitetin në Shqipëri.

Kreu i Shtetit thekson se 500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm në vitet e fundit. Sipas Metës, nuk është më zgjidhje largimi, por reagimi dhe përballja me këtë qeverisje.
Duke iu referuar datave, Meta shkruan se në vitin 1863 Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si qeverisje e popullit, nga populli, për popullin.

Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo "Demokraci" një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli? ? shkruan Meta.

Sipas kreut të shtetit, Shqipëria është e fundit në rajon para dyerve të Bashkimit Evropian dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigja e dhimbshme!
Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!. Në fund të postimit të tij, presidenti Meta shkruan se koha për të mbrojtur Demokracinë është tani.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#Apel#TopChannel

Recommended