Report TV - Vendimet/Sali Berisha futi 640 mijë ton mbetje në Shqipëri

  • 8 years ago
Gjata 12 viteve të fundit, nga të gjitha qeveritë, ka pasur tentativa për t?i hapur rrugë importimit të mbetjeve të Evropës në Shqipëri. Por, dokumentet tregojnë se vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, me firmën e tij, ka mundësuar importimin e qindra mijërave ton mbetjeve në Shqipëri, me qëllim riciklimi, djegie, groposje apo hedhje në det. I vetëdijshëm se me humbjen e pushtetit, ligji i vitit 2011 mund të rrëzohej, Sali Berisha, gjatë dy viteve të fundit në pushtet, nxitoi të autorizonte futjen e mijëra ton plehrash në vend. Në 25 gusht të 2012, Berisha ka autorizuar importimin e 25 000 tonë mbetjesh metalike të aluminit në Shqipëri. Mbetjet do të vitin nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Po në 25 gusht të 2012, ish-kryeministri ka autorizuar shoqërinë ?EVEREST IE? sh.p.k. për importin e 4 500 ton mbetjesh të polietilenit për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Mbetjet do të vitin nga vendet e BE. Po ashtu, Berisha ka autorizuar importimin në Shqipëri të 7 mijë tonë mbetjesh metalike të aluminit, bakrit, bronzit, tunxhit dhe zinkut, për qëllime riciklimi. Mbetjet do të importoheshin nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, vendet e BE-së dhe Lindja e Mesme.