Report TV - Korçë, i riu me BMW aksidenton për vdekje 16-vjeçarin në trotuar

  • 8 years ago
Një i ri ka përplasur për vdekje 16-vjeçarin Qani Hasankolli i cili ishte duke ecur në trotuar. Ngjarja ka ndodhur pranë "Varrezave të Qytetit"në Korçë.

Muarrem Myftarago 25-vjeç teksa drejtonte automjetin tip ?BMW? me targa AA 653 IV, ka aksidentuar Hasankollin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar ndërkohë që kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autori i aksidentit, Muarrem Myftarago sipas policisë ishte i pa pajisur me leje drejtimi.

Recommended