Report TV - Ndërron jetë ish-kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça

  • 8 years ago
Ish- kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij si dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman.

Selim Muça vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka drejtuar KMSH nga viti 2004 deri në 2014. Muça nuk rikandidoi për të qenë sërish kryetar i KMSH-së për arsye shëndetësore dhe për t?i dhënë mundësi brezit të ri. Në vend të tij erdhi Skënder Bruçaj, kreu aktual.

Këshilli i Përgjithshëm e shpalli H. Selim Muçën kryetar nderi dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, me motivacionin: ?Për kontributin e vyer në konsolidimin e vlerave fetare dhe atdhetare në shoqërinë shqiptare?.

Recommended