Report TV - Pista e improvizuar e avionëve,Krimet e Rënda nisin hetimet për trafik droge

  • 8 years ago
Ndërsa në vendin ku u rrëzua avioni policia nuk arriti të gjente asnjë provë që e lidhte avionin me trafikun e drogës, Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar në këtë pistë.

Nisur paraprakisht nga akuzat politike, prokuroria është duke investiguar në pistën e trafikut, nisur edhe nga kontradiktat në deklaratat e pilotit italian.

Gjatë këqyrjes së vendit ku ra avioni, grupi hetimor konstatoi një zonë, për të cilën ka ngritur dyshime se është një pistë e improvizuar për uljen e avionëve që mund të trafikojnë drogë.

Recommended