Ora News –Pas humbjes, PD: Rama ktheu Dibrën në treg të zi, shqiptarët të reagojnë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike vazhdon të akuzojë kryeministrin Rama se bleu votat në Dibër. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja Jorida Tabaku duke iu referuar pamjeve filmike të publikuara në media për blerjen e votës tha se Dibra u kthye në një treg të zi.
Tabaku tha se PD do të shohë edhe nga vetja në lidhje me këtë humbje, ndërsa bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të reagojnë për të rrëzuar qeverinë Rama.
Deklarata e Jorida Tabakut
Prova të reja, të publikuara mbrëmë në emisionin Stop, dëshmojnë edhe një herë se si rrjeti i organizuar i bjerjes së votës, ishte instaluar në çdo qendër votimi në Dibër.
Edi Rama e ktheu Dibrën në një treg të zi, kriminal të blerjes së votës, duke hapur zyra e sportele të këmbimit të vullnetit të lirë me para e me euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-rama-ktheu-dibren-ne-treg-te-zi-shqiptaret-te-reagojne/

Recommended