Shkollim dhe në burg, mësim në gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti i ri shkollor pritet të nisë të martën në të gjitha insitucionet e vuajtjes se dënimit ne vend. Me herët mësimi zhvillohej vetëm në disa institucione, por shfaqja e analfabetëve në masë të gjerë në burgje dhe paraburgim ka detyruar Ministrinë e Arsimit të marrë masa për pajisjen e këtyre institucioneve me bazë mësimore dhe mësues me kohë të pjesshme.
?Arsim zero. Kam nisur këtu shkollën, do nisim dhe anglishten. Mirë që na dhanë mundësinë, i falenderoj këta të burgut të Vaqarrit se jemi pa arsim?.
Igli Muhametit, një nga shumë të paraburgosurit e institucionit të vuajtjes së dënimit në Vaqarr, qëndrimi në paraburgim i ka shërbyer të paktën për një gjë.
Të mësoj të shkruajë dhe të lexojë, gjë që nuk e kishte bërë deri tani edhe pse është afer të tridhjetave me moshë.
Ai ka krijuar një familje dhe ka dy fëmijë dhe ndodhet i dënuar për armëmbajtje pa leje në pritje të një gjykimi të dytë për trafik droge.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mesim-ne-gjitha-institucionet-e-vuajtjes-se-denimit/

Recommended