Ora News – Basha për zgjedhjet në Dibër: Ditë e zezë për politikën shqiptare

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk la pa komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Dibër, që u fituan nga kandidati i majtë Muharrem Rama.
Kreu i PD e cilësoi të sotmen një ditë të zezë për politikën shqiptare.
?Sot është një ditë e zezë për politikën shqiptare. Politika në aleancë me krimin u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi traumën e madhe kombëtare, sulmin e madh ndaj vlerave themelore të demokracisë dhe shtetit ligjor, zhytjen e Shqipërisë në kriminalitet, pasiguri e vrasjen e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Shqipëria e kartelit të drogës, Shqipëria e politikës së bërë njësh me krimin vuan në papunësi, pasiguri, varfëri e mungesë e lirie që thellohet nga dita në ditë. Vepra e Azem Hajdarit është në rradhë të parë vepra e kurajos, e kurajos për t?u çuar dhe për t?u përballur me të keqen. Vepra e tij është po ashtu kujtesa. Sot në këtë 12 shtator, që përkon me ditën e Kurban Bajramit se liria dhe demokracia marrin frymë vetëm përmes sakrificës. Lavdi për jetë Azem Hajdarit, Azem ti je gjallë!? tha kryetari i PD.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-per-zgjedhjet-ne-diber-dite-e-zeze-per-politiken-shqiptare/

Recommended