Report TV - Elbasan, familja Kishta në qiell të hapur, 3 fëmijët në mëshirë të fatit

  • 8 years ago
Në anë të ish-uzinës 12, në një objekt të përshtatur, rreth 3 km larg qytetit të Elbasanit jeton një familje me 5 pjesëtarë.

Në dy dhoma me lagështirë, ku orenditë shtëpiake nuk ekzistojnë, frigoriferi është kthyer në dollap buke, një televizor i vjetër, pak shtresa dhe shumë varfëri, jetojnë 3 fëmijë të vegjël që i mbijetojnë sëmundjeve që sjell lagështira.

Godina e vjetër ka dy vjet që kullon, gjithçka që bie jashtë hyn brenda.

Kryefamiljari Hasim Kishta kërkon ndihmë vetëm për izolimin e tarracës të asaj që mund të quhet shtëpi por vetëm e tillë nuk është. ushqimin e siguron duke mbledhur plastikë ndërsa me kempin e të shoqes invalide paguan energjinë elektrike.

Recommended