Ora News- Investimet në Shëndetësi, protezat për pacientët falas, i paguan qeveria

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protezat ortopedike që nevojiten për rimëkëmbjen e pacienteve, pas traumave, do të jenë falas. Me një investim prej 1 milionë euro këto pajisje mjekësore qe siguroheshin nga vete pacientet, tashme do te mbulon nga buxheti, për të gjithë pacientët që do mjekohen në spitalin e Traumës në QSUT dhe atë rajonal të Durrësit. Shërbimi u pa nga afër nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
?Kisha 10 vjet që se bëja dot. Nuk e blija dot protezën. Por tani nuk kisha rrugë zgjidhje, nuk duroja dot më.?,
Tanimë pacientët që kanë nevojë për proteza të ndryshme ortopedike të nevojshme për rimëkëmbjen pas traumave, nuk do t?i blenë më vetë pajisjet mjekësore, por do t?i marrin falas.
Me një investim prej 1 milion dollarë buxheti i shtetit do të mbulojë blerjen e protezave për pacientët që do të mjekohen në siptailin e Traumës në QSUT dhe në spitalin rajonal të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të parë nga afër shërbimin më të ri për pacientët që kanë nevojë për pajisjet mjekësore të implantueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/protezat-per-pacientet-do-te-jene-falas-i-paguan-qeveria/

Recommended