Ora News – Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë akuzohet për korrupsion, Majlinda Andrea arratiset

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë pezullim nga detyra për gjyqtaren e kësaj gjykate Majlinda Andrea, për akuzën e korrupsionit pasiv.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për bashkëshortin e kësaj gjyqtareje, Odise Andrea dhe për tre shtetas të tjerë. Masat e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk është mundur të ekzekutohen pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë ka caktuar masa e sigurimit ndaj tyre.

Ndërkohë, policia e Shtetit tre të dyshuarit, Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino. Këta tre shtetas dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre në një proces njohje prone që ishte në gjykim pranë Gjykatës së Lartë. Shuma e parave i është dhënë bashkëshortit të gjyqtares.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqtarja-e-gjykates-se-larte-majlinda-andrea-pezullohet-nga-detyra-arratiset/

Recommended