Idrizi-Blushit: I fute thikën pas shpine partisë tënde, vetëm me të varfrit s’të shoh dot

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në replikat me deputetin Ben Blushi në seancën plenare, deklaroi se ai i vendosi thikën pas shpine partisë së vet. Në fjalën e mbajtur, Idrizi deklaroi se Blushi e ka nisur keq projektin e tij politik, teksa e sfidoi, duke i thënë që të krijonte partinë e vet dhe të përballej me PDIU-në në zgjedhje.
Idrizi: E nise duke etiketuar një zonjë dhe nuk mund ta bësh. Zt. Blushi, ne të dyve mund të na binë flokët për shkak të moshës, por grave nuk mund t?ua shkulim dot. E ke nisur keq dhe do të më pëlqente të dilje me projektin tat para shqiptarëve jo me 9 firmat, por edhe duke i futur thikën mbas shpine pikërisht partisë tënde, njerëzve tuaj për të cilët ti vazhdon të rrish akoma aty. Prandaj, çohu nga ajo karrige, bëje partinë tënde politike dhe me PDIU-në do të shihesh në zgjedhje.
Idrizi pat edhe një ironi tjetër ndaj kolegut deputet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-blushit-i-fute-thiken-pas-shpine-partise-tende-vetem-me-te-varfrit-ste-shoh-dot/

Recommended