Ora News - Basha në Greqi, kërkon heqjen e ligjit të luftës mes dy vendeve

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Heqja e ligjit të luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk është një kërkesë që vjen vetëm nga Qeveria, por edhe nga opozita shqiptare. Kryedemokrati ka shtruar nevojën e heqjes së këtij ligji në takime që ka pasur me drejtues të partive politike në Athinë, si një zgjidhje në frymën e bashkëpunimit të çështjeve që kanë mbetur pezull mes dy vendeve. Basha ka bëre thirrje edhe për mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Politika shfaqet e bashkuar në kërkesat ndaj Greqisë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.
Në të njëjtën linjë me Qeverinë shqiptare, kreu i PD-së në takimin me drejtues të partive politike në Athinë, ka kërkuar heqjen e ligjit të luftës.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-greqi-kerkon-heqjen-e-ligjit-te-luftes-mes-dy-vendeve/

Recommended