Ora News – Plazhet pothuajse të zbrazëta, shkak edhe muaji i Ramazanit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndonëse jemi në muaji korrik, bregdeti shqiptar ende nuk ka njohur dyndje pushuesish për këtë sezon veror. Në Saranda siç shihet dhe nga pamjet ndonëse ka trafik të rënduar në plazhe nuk ka fluks.
Mesa duket muaji i Ramazanit ka frenuar pjesën më të madhe të pushuesve tradicional në Sarandë, pushuesit nga Maqedonia dhe Kosova të cilët priten të dynden në ditët në vijim.
Sipas pushuesve në plazh nuk është e njëjta situatë me një vit më parë pasi në këtë periudhë të sezonit një vit më parë plazhet ishin të tejmbushura me pushues vendas e të huaj. Sipas Pushuesve muaji i Ramazanit por edhe problemet ekonomike kanë frenuar pushuesit që të shijojnë pushimet e tyre në Sarandë.
Situata e ngjashme është edhe në Vlorë, por pushesit thonë së këtë sezon kushtet janë minimaliste dhe ka probleme në infrastrukturë, ku punohet masivisht për Lungomaren.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plazhet-pothuajse-te-zbrazeta-shkak-edhe-muaji-i-ramazanit/

Recommended