Ora News – Grupi PS flet për dhunën ndaj Ballës, Peza: U godit dhe PS për të ulur reformat

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Incidenti i deputetit, Taulant Balla me dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha ka dominuar diskutimet e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se është kërkuar të mbahet qëndrim ndaj incidentit.
Ndërkohë përmes një deklarate për median deputeti socialist Alfred Peza e quajti akt të pastër politik dhunën e ushtruar ndaj deputetit Taulant Balla dhe bën thirrje prokurorisë dhe policisë të hetojnë në mënyrë të pavarur. Gjithashtu i kërkon Kuvendit të dënojë me ashpërsi këtë akt. Peza përmes një deklarate për median e quajti dhunën ndaj Ballës dhe si goditje ndaj grupit PS për të ulur ritmin e reformave dhe për të frenuar luftën tonë kundër krimit e kriminelëve. Gjithashtu kërkon dhe angazhimin e autoriteteve italiane në hetim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grupi-ps-flet-per-dhunen-ndaj-balles-peza-u-godit-dhe-ps-per-te-ulur-reformat/

Recommended