Ora News – Ish-të përndjekurit, Veliaj: Ngritja e një memoriali, domosdoshmëri

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është e rëndësishme dhe domosdoshmëri për ngritjen e një memoriali në nder të sakricisës për ish-të përndjekurit.
Veliaj: Si shpjegohet që në një vend ku është folur për antikomunizmin nuk është gjetur deri më sot për të bërë të mundur ngritjen e një monumenti që të simolizojë vuajtjet e të përndjekurve. Një pjesë e madhe e rrugëve sot kanë emrat e personave anonym, ose që janë sot në burg për krime. Ngritja e një monumenti në Tiranë është domosdoshmëri. Do te vendoset në një nga qendrat policentrike.
Veliaj tha gjithashtu se ligji i dosjeve ka kaluar në parlament, ndërsa i bëri thirrje deputeteve që ti kushtojnë rëndësi, pasi ky ligj eshte jetik.
I pranishëm ishte edhe ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i cili tha se do të ngrihet një zyrë për gjetjen e të zhdukurve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-te-perndjekurit-veliaj-ngritja-e-nje-memoriali-domosdoshmeri/

Recommended