Ora News - Prokuroria ballafaqim ish-kryetarit të Gjykatës së Durrësit me ish-kryesekretaren

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryetari i Gjykatës së Durrësit, gjyqtari Ervin Metalla do të ballafaqohet më ish-kryesekretaren e kësaj gjykate Adriana Kanina në lidhje me vendimin për pronësinë e ish-hotel Vollgës ku është bashkëpronar edhe Emiljano Shullazi. Seanca e ballafaqimit do të zhvillohet brenda kësaj jave pas dëshmive kontradiktore të dhëna në Prokurori nga Metalla dhe Kanina në lidhje me vulën e vendimit të formës së prerëqë i ka hapur rrugë regjistrimit në Hipotekë.
Prokuroria e Tiranës do të kryejë brenda kësaj jave një seancë ballafaqimi mes ish-kryetarit të Gjykatës së Durrësit tashmë gjyqtar në gjykatën e Apelin e Tiranës, Ervin Metalla dhe ish-kryesekretares së kësaj gjykate Adriana Kanina.
Shkak janë bërë dëshmitë kontradiktore të dhëna në Prokurori nga Metalla dhe Kanina në lidhje me vendimin për pronësinë e ish-hotel Vollgës.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-ballafaqim-ish-kryetarit-te-gjykates-se-durresit-me-ish-kryesekretaren/

Recommended